presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, priti në takim një grup gazetaresh ukrainase të strehuara në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës priti në takim një delegacion të gazetarëve të strehuar nga Ukraina në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, të iniciuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja Osmani ka uruar gazetarët ukrainas në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe ka inkurajuar ata për ta vazhduar punën e guximshme në mbrojtjen e së vërtetës.

“Askush më mirë se populli i Kosovës nuk e njeh dhimbjen dhe vuajtjet e popullit ukrainas. Në luftë nevojitet të plasohet e vërteta. Siç ka fituar Kosova më 1999 bashkë me miq, ashtu do të fitojë edhe Ukraina”, ka theksuar Presidentja Omani në takim me gazetarët ukrainas.

Sipas Presidentes Osmani populli i Kosovës është përkrah atij të Ukrainës, teksa ka ftuar gazetarët ukrainas që të jenë zë i fuqishëm i thellimit të raporteve ndërmjet të dy shteteve.

“Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja”, ka theksuar Presidentja.

Ndërkaq gazetarët ukrainas kanë falënderuar shtetin e Kosovës për mbështetjen e deritashme, teksa nga AGK-ja dhe ECPMF-ja kanë paralajmëruar shtimin e numrit të gazetarëve ukrainas, të cilët do të strehohen në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.