Fjala e Presidentes Osmani në Konferencën mbi Raportin Hulumtues “Gjinia dhe Marrëdhëniet e Pushtetit”

E nderuar znj. Hoxha, Të nderuar pjesëmarrës nga Kosova dhe nga vendet e tjera të botës, Mirë se keni ardhur për ju që nuk jeni nga Kosova!   Dua së pari ta përgëzoj ekipin e festivalit Femart për punën dhe angazhimin që ky festival të shndërrohet në një ngjarje krenarie në kuadër të kalendarit të ngjarjeve kulturore në Kosovën tonë.   Mbi të gjitha, ju falënderoj që nëpërmjet artit keni përzgjedhur që të përçoni mesazhe të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe që nëpërmjet kësaj përpjekje e keni në qendër të vëmendjes pikërisht fuqizimin e grave dhe vajzave.   Për mua dhe për gjithë Zyrën time është nder që t’ju mbështesim sadopak në këtë rrugëtim, prandaj jam e sigurt që bashkëpunimi ynë do të intensifikohet çdo ditë e më shumë.   Sot, me rastin e publikimit të raportit “Gjinia dhe marrëdhëniet e pushtetit”, të cilin edhe e kemi analizuar bashkë me stafin tim dua t’ju them se në luftën kundër pabarazive, kundër gjuhës së dhunës, abuzimit seksual, ngacmimit seksual, përdhunimit, paragjykimeve e padrejtësive si rezultat i mosbalancit në aspektin e pushtetit, gjithnjë do të na keni në krah.     Po aq sa dëshmoi të ishte i rëndësishëm vendimi i Tarana Burke në vitin 2006 nëpërmjet hashtagut MeToo që të flas publikisht për ballafaqimin e saj me ngacmim seksual, duke shënuar kështu fillet e një revolucioni të përballjes së shoqërisë me këtë fenomen të hidhur, po kaq e rëndësishme është që të takohemi në formate të tilla sikurse ky sot për të folur për raste dhe situata të ngjashme në çdo sektor – e sot, me fokus të veçantë në fushën e artit.   Fatkeqësisht, abuzimi i pushtetit manifestohet në forma dhe në trajta të ndryshme. Ngacmimi seksual dhe abuzimi seksual janë ndër manifestimet e shpeshta të disbalancit të pushtetit. Edhe pse viktimë e situatave të tilla mund të jetë secila grua, janë kushtet e këqija, pasiguria në punë, paqëndrueshmëria financiare, të cilat ndikojnë në rritjen e ekspozimit dhe në rritjen e nivelit të cenueshmërisë karshi situatave të tilla.    Kjo është evidentuar saktë edhe në të gjeturat e raportit që do të prezantohet pas pak. Kjo duhet prandaj të na shërbej si arsye shtesë për të kuptuar se fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është vetëm gjëja e duhur për ta bërë një shoqëri, por është edhe parakusht për ruajtjen e dinjitetit, për rritjen e sigurisë, dhe krijimin e mundësive dhe hapësirave të nevojshme për ushtrim adekuat të profesioneve të ndryshme.   Andaj, ne kemi nevojë për diskurs të qartë dhe preciz, ne duhet të kemi definicione të qarta të cilat na shërbejnë si pikënisje për punën dhe për angazhimin tonë për ndryshim, dhe kemi nevojë që të mos ngurrojmë të flasim haptazi për gjërat që na shqetësojnë dhe po kaq shumë kemi nevojë ta shfrytëzojmë çdo hapësirë e forum për të folur me njëra tjetrën edhe me njëri tjetrin dhe ta kuptojmë se si mund të ndihmojmë gjithsecili e ta lehtësojmë barrën për çdonjërën grua si dhe për çdo vajzë e grua në art, por edhe në çdo profesion tjetër.    Edhepse jam adhuruese e artit, unë kam zgjedhur që por jetën time profesionale t’ia dedikoj angazhimit politik. Ashtu siç besoj se keni pas rastin të dëgjoni në raste të shumta, politika është një ndër sektorët më të vështirë për mbijetesën profesionale të një vajze apo gruaje. Politika e cila zhvillohet në një mjedis dominues patriarkal është e pamëshirshme ndaj grave. Goditjet e sulmet janë të përditshme, janë sistematike, e janë të shumëllojshme.   Si gjuha e dhunës, ashtu edhe fenomeni i ngacmimit seksual, po ashtu edhe ballafaqimi me situata që derivojnë nga mungesa e balancit të pushteteve, janë pothuajse përditshmëri e shumë vajzave dhe shumë grave në këtë funksion. Kjo po aq sa është e dhimbshme është po ashtu një mundësi e përditshme për punë dhe për reflektim.   Prandaj, gjithnjë pranoj me ëndje që të jem pjesë e eventeve të tilla sikurse Femarti, sepse e kam të qartë se kemi kaq shumë nevojë që të mësojmë nga njëra tjetra, të kuptojmë sfidat e përballjeve tona të përditshme, ta identifikojmë burimin e situatave të tilla, sepse vetëm kështu, ne ia dalim të definojmë problemin, t`i definojmë protokollet e veprimit në mënyrë që të arrijmë t`i fuqizojmë zërat përballë padrejtësive, pabarazive dhe mungesës së mundësive për gratë dhe vajzat.   Por, diskutime të tilla e nisma të tilla, sikurse lëvizja MeToo janë veçanërisht të rëndësishme, sepse na bëjnë të kuptojmë se në ballafaqimin me to askush nuk është i vetëm. Këto diskutime e këto nisma janë aq të rëndësishme, sa që, veç të të kuptuarit që ka edhe të tjerë që përjetojnë të njëjtën dhimbje dhe padrejtësi, ndihmon në lehtësim e barrës që djeg dhe përvëlon në momente kur ti mendon se je e vetme.   Tek ne ka qenë vazhdimisht e vështirë të flitet haptazi për ballafaqimin me situata e ngacmimit e abuzimit seksual, të gjuhës së dhunës e poshtërimit, sepse ka ekzistuar gjithnjë frika e paragjykimit.   Në vend se të ndiheshin fajtor dhunuesit apo abuzuesit, në fakt ndiheshin fajtore viktimat. Ky realitet ka raste të shumta që vazhdon. Ky është realitet që duhet të ndryshohet në çdo vend e në çdo rast, pa përjashtim. Ky është realitet që dominon në botë. Pra, duhet të luftohet çdokund, në çdo cep të botës. Pra, ky është realitet të cilin duhet ta sfidojmë e ta luftojmë të gjithë së bashku.    Ashtu siç është evidentuar edhe në raport, po aq sa të rëndësishme janë këto nisma dhe fushata për vetëdijesim, po kaq i rëndësishëm është bashkëpunimi me njerëz që kanë pushtet brenda organizatave apo institucioneve. Sepse, përveç qasjes “nga poshtë lart“, ne kemi përfundimisht nevojë edhe për ndryshim strukturor, përmbajtësor e të qëndrueshëm. Prandaj, nëse nuk u krijohet mundësia nga të tjerët që të jeni pjesë e diskutimeve dhe e ciklit të bërjes së politikave qoftë në teatër, në ansambël, në shoqata kulturore apo dikur tjetër, angazhohuni që të krijoni këtë hapësirë vetëm dhe për veten tuaj. Por, ta

Fjala e Presidentes Osmani në Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”

Të nderuar deputetë nga Republika e Kosovës dhe nga vendet e rajonit, është kënaqësi që të jemi sot bashkë  Të nderuar ekspertë të fushës, analistë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, Të gjithë ju të pranishëm,   Dua të filloj duke ju uruar mirëseardhje mysafirëve si dhe të ftuarve nga rajoni dhe duke falënderuar PIPS-in për angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm në drejtim të promovimit të dialogut të mirëfilltë si dhe drejt hulumtimit profesional me qëllim të avancimit të agjendës së gjelbër në rajonin tonë, por  në veçanti këtu në Republikën e Kosovës.   Ky vit shquhet për shumëçka, por dua t’ju siguroj që në Republikën e Kosovës po shquhet edhe për një valë tejet pozitive të dominimit të diskursit rreth agjendës së gjelbër në debatin publik. Angazhimi ynë në politikë shtrihet përgjatë një kohe të gjatë siç e dini, dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që të kemi kaq shumë aktivitete e kaq shumë diskutim për sektorin e energjisë sa kemi pasur deri tani këtë vit.   Realisht, një situatë e tillë na gëzon shumë, sepse më në fund kemi arritur të kuptojmë se për sektorin e energjisë duhet të flasin shumë më shumë njerëz se sa vetëm ekspertët e fushës dhe inxhinierët. Për sektorin e energjisë nuk mjafton të diskutohet vetëm njëherë në vit apo vetëm në  situata të jashtëzakonshme. Padyshim se ekspertiza si dhe inxhinierët janë përgjegjësit kryesorë për dizajnimin e politikave të duhura, apo për propozimin e tyre, por energjia është më shumë se sa vetëm një sektor – sektori i energjisë është boshti i zhvillimit tonë ekonomik.   Andaj, energjia nuk mund të jetë kurrsesi një temë e izoluar.  Kemi nevojë për dialog të hapur, për bashkëpunim ndërparlamentar si dhe bashkëpunim të vazhdueshëm rajonal.   Prandaj, konsideroj se diskutimi mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është tejet i dobishëm dhe po ndodh në një moment vendimtar përballë dinamikave tejet sfiduese që po i shohim në Evropë e po ashtu edhe në rrafshin global.   Kriza energjetike si dhe pasojat e saj vazhdojnë të rëndojnë thellë sistemet energjetike në rajon dhe në gjithë kontinentin tonë. Në anën tjetër lufta në Ukrainë i ka rritur shqetësimet dhe ka vendosur të tërë kontinentin tonë në një situatë jashtëzakonisht kritike për sa i përket garantimit të sigurisë energjetike.   E në një situatë të tillë po shohim se si po sfidohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, karshi zotimit për të përmbushur objektivat për dekarbonizim të sektorit të energjisë si dhe jetësimit kuptimplotë të Agjendës së Gjelbër.   Ky është rreziku më permanent i kësaj kohe. Të detyruar për të gjetur zgjidhje afatshkurtra, përballemi me situata kur mund të rrezikojmë objektivat afatgjata, të cilat janë definuar mirë në Marrëveshjen e Parisit e pastaj janë përqafuar edhe nga rajoni ynë nëpërmjet Samitit të Sofjes.    Përkundër mesazheve të qarta e zotimeve për ndryshim të politikbërjes si rezultat i pandemisë, emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me sektorin e energjisë janë rritur për 6% në vitin 2021. Respektivisht, janë emetuar 36.3 miliardë ton dioksid karboni në atmosferë në vitin që e kemi lënë pas e ky shënon nivelin më të lartë të emetimeve në tërë historinë e njerëzimit. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, arsyet e kësaj burojnë tek fakti se ekonomia botërore u ringjall fuqishëm pas krizës Covid-19 dhe ekonomitë botërore u mbështetën shumë në qymyr për të fuqizuar pikërisht këtë rritje.   E duket që situata në 2022 nuk do të jetë shumë ndryshe sesa kjo që tashmë e prezantova. Mbrëmë po lexoja se si të përballur me sfidën e nevojës për garantim të furnizimit të rregullt me energji, Gjermania po detyrohet të shqyrtoj riaktivizimin e termocentraleve me qymyr për të përballuar largimin nga gazi rus.   Të gjendur përballë lajmeve të tilla, natyrshëm shtrohet pyetja nga disa se pse duhet ne të bëjmë e të veprojmë ndryshe, këtu në Kosovë? Sado e vështirë që mund të duket në këtë moment, arsyet për tranzicionin e gjelbër janë të panumërta:    ·   E para, tranzicioni i gjelbër do të thotë më pak ndotje, pra më shumë shëndet për qytetarët tanë ·  E dyta, tranzicioni i gjelbër do të thotë krijim të vende të reja të punës – vende të reja të punës të qëndrueshme dhe të gjelbra  ·   Tre, tranzicioni i gjelbër do të thotë vizion për të ecur në hap me kohën ·   E katërta, tranzicioni i gjelbër do të thotë më shumë zhvillim dhe më shumë inovacion ·   E pesta, tranzicioni i gjelbër do të thotë më shumë bashkëpunim ndërmjet qeverive, parlamenteve, bizneseve, akademive dhe të gjithë njerëzve tanë ·   Po ashtu, tranzicioni i gjelbër do të thotë një hap më afër Bashkimit Evropian   Ka edhe shumë e shumë arsye të tjera, por, Agjenda e Gjelbër në përgjithësi duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë. Ky është veprimi më i mençur në aspektin ekonomik, në aspektin gjeostrategjik, por mbi të gjitha, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve tanë, të shëndetit të tyre dhe avancimit të mirëqenies së gjithmbarshme.    Agjenda e Gjelbër nuk mund të shihet më vetëm si një koncept i qëndrueshëm zhvillimor. Në fakt, agjenda e gjelbër është shndërruar në boshtin e tërë konceptit të zhvillimit ekonomik brenda Bashkimit Evropian. Kjo është dëshmuar më së miri nëpërmjet Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane e cila pastaj është transferuar tek vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Deklaratës së Sofjes dhe zotimeve të bëra nga të 6-shtë vendet e rajonit tonë.   E fokusuar në pesë shtylla të veprimit, respektivisht në dekarbonizim, në ekonomi qarkore, në reduktimin e ndotjes, sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zona rurale si dhe mbrojtja e biodiversitetit,  Agjenda e Gjelbër synon të shndërrohet në motorin e përshpejtimit të zhvillimit ekonomik pikërisht duke promovuar politika inovative e transformuse të përqendruara në avancimin e konektivitetit e bashkëpunimit rajonal.   Për më tepër, të gjitha këto zotime janë të shoqëruara e të mbështetura përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve i cili është i  përbërë nga 9 miliardë euro grante dhe

This site is registered on wpml.org as a development site.