presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të poetit Xhevdet Bajraj

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të poetit, z.Xhevdet Bajraj.

Ai ishte poeti, ligjëruesi e intelektuali i angazhuar, i cili ndonëse jetoi larg atdheut u bë ambasador kulturor, duke afirmuar kudo vlerat e lëtërsisë së sotme shqipe. Poeti Bajraj iku, por vargjet na i la testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Krijimtaria e tij do të lë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Bajraj!I përhershëm qoftë kujtimi për z.Xhevdet Bajraj! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.