Fjalimi i Presidentes Osmani në shënimin e Muajit të Prindërve

Përshëndetje të gjithëve, Të dashur prindër e shumë të dashur fëmijë, Kohë më parë, së bashku me partnerë në mesin e të cilëve UNICEF, kemi filluar bashkëpunimin konkret në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Unë jam e bindur se investimi në edukim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve tanë është çelësi ynë drejt një të ardhme më të mirë e me zhvillim më të hovshëm. Investimi në vitet e para të një fëmije është investimi në të ardhmen e tyre të suksesshme dhe në suksesin tonë të përbashkët si Kosovë. Sot dua të falenderoj UNICEF për bashkëpunimin jashtëzakonisht korrekt, por edhe për faktin që vazhdimisht sigurohet të na ndihmojë në drejtim të shndërrimit të fjalëve në vepra. Prandaj, më vjen mirë që sot po takohemi në një ditë të bukur si kjo për të lansuar aplikacionin Foleja – aplikacioni i parë të dedikuar prindërve të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç. Si nënë, si prind i dy vajzave, e di shumë mirë rëndësinë e informatave të dobishme – informatave të sakta në një kohë të shpejtë në ditët e vitet e para të prindërimit. Si prindër, ti ke nevojë më shumë se kurrë të mësosh, të kuptosh, e pastaj të shndërrosh njohuritë tuaja në mësime e veprime që e bëjnë jetën e fëmijës tënd më të mirë. Të jesh prind është art me vete. Në këtë rrugëtim këshillat nuk mjaftojnë kurrë. Gjatë këtyre viteve të para të fëmijërisë, prindërit rriten e mësojnë së bashku me fëmijën. Andaj, lansimi i një aplikacioni si Foleja, i cili është i qasshëm në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe, është një aset shtesë dhe një mundësi e artë për prindërit që përmes rolit të tyre të shenjtë të kontribuojnë në avancimin e vazhdueshëm të fëmijëve të tyre. Mësimet e para, mendimet e para e këshillat e para e definojnë trajektoren e zhvillimit të një fëmiu. Çdo fjalë, çdo veprim, e çdo lojë ka rëndësi e peshë. Uroj që rrugëtimi juaj si prindër të jetë gjithnjë i karakterizuar nga maturia, guximi, përkushtimi e dashuria – dashuria për më të dashurit tuaj. Urime Muaji i Prindërimit, faleminderit UNICEF – le të vazhdojnë festa e të jehojë hareja! Dhe mos harroni të shkarkoni menjëherë aplikacionin Foleja!
Presidentja Osmani ia dorëzon Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, me motivacionin për kontribut për lirinë e Kosovës ia ka dorëzuar Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.
Presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel: Vlerat evropiane kanë qenë udhërrëfyesi ynë kryesor përgjatë historisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Republika e Kosovës prezanton progresin e arritur në zotimet e bëra gjatë Samitit për Demokraci

Shefi i stafit të Presidentes Blerim Vela sot prezantoi progresin e arritur nga Republika e Kosovës në zbatimin e zotimeve të bëra nga Presidentja Osmani gjatë Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Konferencë e përbashkët për media e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidentja Osmani priti në takim ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.
Presidentja Osmani ka rikonfirmuar mandatin teknik të Misionit të BE-së për sundim të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në komunikim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri z.Josep Borrell, ka rikonfirmuar mandatin teknik të EULEX-it deri më datën 14 qershor 2023, në përputhje me letrën e saj të datës 14 qershor 2021. Ky mandat teknik i misionit të BE-së për sundim të ligjit është i bazuar në rol këshillëdhënës, mentorues dhe monitorues, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani mbajti takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla. Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë.
Presidentja Osmani dekreton shtatë prokurorë me mandat fillestar

Me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekretuar sot shtatë prokurorë.
Intervistë e Presidentes Osmani për Al Jazeera Balkans