Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka biseduar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, për sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit.
Presidentja Osmani të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë, ndërsa ka theksuar se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Bisedova me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Presidentja Osmani.
E para e vendit ka theksuar se “Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çfarëdo mbështetje të nevojshme”.