Nën patronatin e Presidentes Osmani u organizua manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”

Nën patronatin e Presidentes, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, sot për herë të 16-të, ka mbajtur manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.
Presidentja Osmani shtroi Darkën e Lamës në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë: Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu, Darka e Lamës u shtrua sonte në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.
Presidentja Osmani priti në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Konferenca për media e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja Osmani pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Llogarisim në lidershipin tuaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja Osmani në 20 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyqit: Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar kryetarin e parë të Suharekës së pasluftës dhe veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Ukë Bytyqin në 20 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani: Çështja e mbrojtjes së ambientit ka të bëjë me jetën tonë të përditshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Fjalimi i Presidentes Osmani në hapjen e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci: Regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësues institucional e politik të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.