Presidentja Osmani takoi ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.
Presidentja Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me njoftimin për tërheqjen e përfaqësuesve të zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovës

Veprimet e sotme të Serbisë, të cilat detyruan përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, qoftë edhe përkohësisht nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë për synim destabilizimin e veriut të vendit.
Presidentja Osmani emëron anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka emëruar sot 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).
Presidentja Osmani: Marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit me BE-në

Presidentja e Republikës së Kosovës ka mirëpritur marrëveshjet e arritura sot në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.
Presidenca vazhdon të jetë e përkushtuar për arritjen e objektivave për avancimin e barazisë gjinore në vend

Presidenca e Republikës vazhdon të jetë plotësisht e përkushtuar në forcimin e partneritetit me akterë kryesor vendas dhe ndërkombëtar për arritjen e objektivave për avancimin e barazisë gjinore në vend.
Njoftim nga Zyra e Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamentale për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në një strehimore në Pejë

Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T`i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t'i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme.
Presidentja Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.