Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
“Urime Presidentit të zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva për zgjedhjen tuaj dhe për popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik!”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja ka theksuar se “Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”.