presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Nën patronatin e Presidentes Osmani u organizua manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”

Nën patronatin e Presidentes, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, sot për herë të 16-të, ka mbajtur manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka thënë se muaji rozë na bëri bashkë në mbështetje të të gjitha vajzave dhe grave, të të mbijetuarve, të atyre që po ballafaqohen, si edhe në kujtim të atyre që nuk janë më në mesin tonë si pasojë e kancerit të gjirit.

“Duke punuar së bashku, duke i dhënë jehonë kauzës së të prekurve nga kanceri i gjirit dhe duke e ngritur zërin për kujdes të shtuar e kontrolle të rregulla, ne mund ta bëjmë ndryshimin, ta shtojmë kurajon, të lehtësojmë dhimbjen e ta mbrojmë jetën”, ka thënë Presidentja Osmani.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Muaji rozë na bëri bashkë në mbështetje të të gjitha vajzave dhe grave, të të mbijetuarve, të atyre që po ballafaqohen, si edhe në kujtim të atyre që nuk janë më në mesin tonë si pasojë e kancerit të gjirit.

Duke punuar së bashku, duke i dhënë jehonë kauzës së të prekurve nga kanceri i gjirit dhe duke e ngritur zërin për kujdes të shtuar e kontrolle të rregulla, ne mund ta bëjmë ndryshimin, ta shtojmë kurajon, të lehtësojmë dhimbjen e ta mbrojmë jetën.

Zbulimi i hershëm është një shans i shtuar për zgjatjen e jetës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.