presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani shtroi Darkën e Lamës në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë: Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu, Darka e Lamës u shtrua sonte në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani ka thënë se Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t'ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.

“Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët”, ka thënë Presidentja Osmani.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t'ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.

Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.