Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, fillimisht kanë mbajtur takim tet a tet dhe më pas edhe takim të përbashkët.
Pas takimeve, Presidentja Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u janë drejtuar mediave në një konferencë për media.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për mesazhet inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës.
“Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
“Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian”
“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën”
“75 milion euro ndihmë e menjëhershme buxhetore për Kosovën në përballimin e krizës energjetike”
“500 milion euro për rajonin ku Kosova mund të përfitojë me projekte konkrete në fushën e energjisë”
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave”
Falënderim i përzemërt për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për këto mesazhe inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.



