Presidentja Osmani falënderon Presidentin Trump: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka marrë pjesë sot në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë, në Washington D.C. Pas këtij takimi, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Trump, derisa ka thënë se Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane. “Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm. Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Ai ka shprehur urimet e tij më të sinqerta për përparim të vazhdueshëm të vendit dhe mirëqenie për qytetarët, duke theksuar se respekti reciprok mbetet themeli i marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti Milatović gjithashtu nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit, dhe vlerësoi ndjekjen e një të ardhmeje evropiane të përbashkët si garanci për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. 🇽🇰 🇲🇪

Presidentja Osmani ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë Emiri dhe Princi i Kurorës i uruan Presidentes shëndet, mirëqenie dhe përparim e begati të mëtejshme për të dhe popullin e Kosovës. 🇽🇰🇰🇼

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar një leter urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Nausėda shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar suksese, prosperitet dhe unitet për vendin. Ai thekson marrëdhëniet miqësore ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mirëkuptim të ndërsjellë, dhe rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për aspiratat e integrimit evropian të Kosovës. Presidenti Nausėda nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe riafirmon përkushtimin e Lituanisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur bindjen se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të zhvillohet në të ardhmen.

Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. Presidentja Osmani ka shkruar: Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar! @denis.sllovinja 

Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, ka uruar Presidenten Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në mesazhin e tij, Presidenti i Maldiveve përcjell urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira të Qeverisë dhe popullit të Maldiveve për Presidenten, Qeverinë dhe popullin e Kosovës, me rastin e kësaj dite të rëndësishme shtetërore. Ai gjithashtu i shpreh Presidentes urimet e tij personale për shëndet dhe lumturi, si dhe dëshirat për paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin e Republikës së Kosovës. 🇽🇰 🇲🇻

This site is registered on wpml.org as a development site.