...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim ambasadorët e vendeve nordike dhe baltike në OSBE

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve nordike dhe baltike në OSBE.

Në takim, u diskutua për progresin e Republikës së Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve.

Po ashtu, është diskutuar edhe për sigurinë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët tanë në mbështetje të objektivave strategjike të Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të vendeve nordike dhe baltike për Republikën e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.