Presidentja Osmani ka takuar Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në Doha. “Një diskutim i mirë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për ta forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani.
Diskutimi i Presidentes Vjosa Osmani në kuadër të forumit botëror të TRT në Stamboll, me temën “Rezistenca rajonale, forcimi i marrëdhënieve në mes vendeve të Ballkanit për një të ardhme më të mirë’’

Presidentja Osmani u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Postimi i plotë i Presidentes Osmani Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë.
Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!

Diskutimi i Presidentes Vjosa Osmani në konferencën DISICON 2023

Pritja vjetore e Presidentes Vjosa Osmani për korin diplomatik
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Ngushëllimi i plotë i Presidentes Osmani: Sot, kinematografia shqiptare mbeti pa aktorin e madh, ikonën Mirush Kabashi. Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike. Secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit. Ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi. Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme! Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin!
Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto. Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë. Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.
Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale. Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë. Ajo në veçanti vlerësoi mbështetjen në sektorin e shëndetësisë, përmes ndërtimit të spitaleve, të cilat kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti për nëna dhe fëmijë. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona. Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në energji, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjik, si dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Osmani përgëzoi Lartmadhërinë e Tij për organizimin e suksesshëm të COP28, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.
Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28 në Dubai. “Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë #COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Presidentja Osmani.