presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka takuar Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në Doha.

“Një diskutim i mirë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për ta forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.