Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Jashtëm të Somalisë Abshir Omar Jama (Huruse), në Doha Forum.
“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, dhe poashtu diskutuam edhe mbi potencialin për një bashkëpunim më të intensifikuar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Presidentja Osmani.