Presidentja Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28

Presidentja Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në COP28 në Dubai. “Kënaqësi të bisedoj me Kryeministren daneze Mette Frederiksen gjatë #COP28. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe në rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën,dhe i gëzohemi punës së përbashkët për të përballuar sfidat e dyanëshme”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të Shteteve të Bashkuara për Klimën, në COP28 në Dubai, të cilin e ka informuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë. “Në COP28 u takova me Sekretarin John Kerry të cilin e informova rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Presidentja Osmani. Presidentja ka përgëzuar ish- Sekretarin Kerry për lidershipin e tij në çështjet klimatike. “Përgëzuam për lidershipin e tij në çështjet klimatike dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani kujton Presidentin Rugova në përvjetorin e lindjes së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Presidentin Rugova në përvjetorin e lindjes së tij.Kujtimi i plotë i Presidentes Osmani:“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës.2 dhjetori na e kujton rrugëtimin tonë drejt lirisë e pavarësisë dhe na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin.I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik!”
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.Në takim u diskutua për raportet Kosovë-Turqi, intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë.
Presidentja Osmani takoi ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.
Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO. Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli, e të cilat do të shërbejnë si mekanizëm shtesë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Presidentja Osmani ritheksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe. Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se ky hap është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë. Në takim, Lord Peach përgëzoi Presidenten Osmani për përpjekjet e saj të vazhdueshme në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë në këtë kohë sfiduese për paqen në botë.
Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. “Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja: Figura e Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe shumë figura të tjera të jashtëzakonshme të historisë sonë, u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministra dhe deputetë kanë bërë homazhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini. Postimi i plotë i Presidentes: Sot, bashkë me Kryetarin Konjufca, ministra e deputetë, i bëmë homazhe trashëgimisë së shquar të kryeheroit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini. Këto dhe shumë figura të tjera të jashtëzakonshme të historisë sonë, u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Guximi, sakrifica dhe përkushtimi i tyre për kombin tonë janë trashëgimi e përhershme dhe udhërrëfyese për brezat. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!
Presidentja: Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thënë se sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës. Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja.