presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, në COP28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të Shteteve të Bashkuara për Klimën, në COP28 në Dubai, të cilin e ka informuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë.

“Në COP28 u takova me Sekretarin John Kerry të cilin e informova rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja ka përgëzuar ish- Sekretarin Kerry për lidershipin e tij në çështjet klimatike.

“Përgëzuam për lidershipin e tij në çështjet klimatike dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.