Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28 në Dubai.
“Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë #COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Presidentja Osmani.