Presidentja Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara. Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat. Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño. Postimi i plotë i Presidentes: Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona. Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele. Postimi i plotë i Presidentes: El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali.

Presidentja Osmani krahas liderëve të tjerë botëror në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së El Salvadorit, Nayib Bukele

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani krahas liderëve të tjerë botëror ka marrë pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së El Salvadorit, Nayib Bukele. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Bashkë me liderë të tjerë botëror në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së El Salvadorit, Nayib Bukele. Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës, për të krijuar aleanca të forta të bazuara në vlerat që na bashkojnë.  

Presidentja Osmani takoi Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador është takuar me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine. Në San Salvador, me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría, diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona ndërshtetërore.

Presidentja Osmani takoi Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador është takuar me Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey. Postimi i plotë i Presidentes: Në San Salvador, takova Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.

Presidentja Osmani uron 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Postimi i plotë i Presidentes: Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Presidentja Osmani takoi nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Postimi i plotë i Presidentes: Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në El Salvador

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Postimi i plotë i Presidentes: Krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake. 

This site is registered on wpml.org as a development site.