presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Postimi i plotë i Presidentes:

Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë!

Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.