Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador është takuar me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine.
Në San Salvador, me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría, diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona ndërshtetërore.