Presidentja: Në Arlington, nderuam ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Arlington ka nderuar ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes. Postimi i plotë i Presidentes: Në Arlington, nderuam ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes. Guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt. Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan!

Presidentja Osmani takoi Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. “Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja: Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore. Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat.

Presidentja: Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Postimi i plotë i Presidentes: Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Washington, në margjina të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në takim, të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë. Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.

Presidentja Osmani takoi kryeministrin bullgar, Dimitar Glavchev

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C. me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë. Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ekziston një partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Sekretari Blinken falënderon Presidenten Osmani në fjalimin e tij në kuadër të Samitit të NATO-s

Sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken ka falënderuar Presidenten Osmani në fjalimin e tij në kuadër të Samitit të NATO-s. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Faleminderit, Sekretarit Blinken për mbështetjen e fuqishme në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të Samitit të NATO-s! Së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë, do të vazhdojmë të ecim përpara! 

Presidentja Osmani takoi sekretarin amerikan Antony Blinken

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington në margjina të Samitit të NATO-s, ka  takuar  sekretarin amerikan Antony Blinken. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s, ka  takuar  presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Presidentja Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit tonë euroatlantik. Me homologun Milanović, Presidentja Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Milanović, i cili gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site.