Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema. Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë.
Presidentja Osmani takoi Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C., është takuar me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, me ç’rast i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e saj të palëkundur. Presidentja Osmani ka thënë se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së qëndrueshme dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.
Presidentja Osmani takoi Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy. Presidentja Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës. Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve.
Presidentja Osmani takoi Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. “Gjatë Samitit të NATO-s, me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau

Presidentja e Republikës Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, në Samitin e NATO-s, në Washington D.C. Postimi i plotë i Presidentes: Gjithnjë kënaqësi bashkëbisedimi me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë.
Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C. “Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Presidentja.
Intervista e Presidentes Vjosa Osmani për Info Magazine | Klan Kosova më 12.07.2024

Intervista e Presidentes Vjosa Osmani për RTV Dukagjini më 12.07.2024

Intervista e Presidentes Vjosa Osmani për RTK-në më 12.07.2024

Presidentja Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C. Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës. “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani. Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës. Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.