Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C.
“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Presidentja.
