DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Presidentja Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.

Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.