...

Presidentja Osmani takoi Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C., është takuar me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, me ç’rast i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e saj të palëkundur.

Presidentja Osmani ka thënë se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së qëndrueshme dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.