Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
