Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira.
Postimi i plotë i Presidentes:
Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.
Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!