DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë si mekanizëm inovativ për lehtësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional e cila në fokus ka sigurimin e mirëqenies së grave dhe vajzave

Në kuadër të konferencës ndër-rajonale “Shënimi i 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës – 30 vjet pas Pekinit: Rruga përpara”, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës, këshilltarja e Presidentes Osmani, znj. Dora Musa, prezantoi arritjet, prioritetet dhe planet e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë globale, një theks i veçantë iu dha Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si një ngjarje globale që tashmë mbledh në Kosovë akterët kryesorë të fushës për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë, si dhe mënyrat më efektive për adresimin e tyre.

Gjatë diskutimit u trajtuan edhe aktivitetet e fundit të Qendrës, partnerët kryesorë dhe mundësitë e reja për bashkëpunim, të cilat krijojnë hapësirë për iniciativa të reja të bazuara në parimet dhe objektivat e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.