DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa: Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet tona për integrimin euroatlantik.

Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.