DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal: Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, është takuar me Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal.
Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.