Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.