Sot kujtojmë me nderim znj. Nekibe Kelmendi, avokate e palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike e guximshme, bashkëpunëtore e ngushtë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe një zë i qartë për drejtësi në kohët më të errëta të vendit tonë.
Ajo mbeti stoike përkundër dhembjes personale nga vrasja mizore e burrit të saj dhe djemve nga regjimi gjenocidal i Serbisë, dhe nuk hoqi dorë kurrë nga përkushtimi ndaj lirisë, dinjitetit dhe të drejtës.
Znj. Nekibe Kelmendi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtim, në hartimin e Kushtetutës së parë të Republikës sonë të pavarur, si dhe në shumë procese të tjera shtetformuese.
Ajo vazhdon të mbetet një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë të re.
Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë si frymëzim për të gjithë ata që besojnë në paqe, drejtësi dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.
Lavdi jetës dhe veprës së saj!
