Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Postimi i plotë i Presidentes:
Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, qëndrojmë përkrah të mbijetuarve, të cilët u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte. Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global. Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim.
