DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, bashkë me Kryetarin e Budapestit, kanë inaguruar sot një kënd të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë.

Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim e udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.