presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u prit nga Mbreti i Holandës Willem Alexander

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës në Holandë, u prit në audiencë në Pallatin Mbretëror nga Mbreti i Holandës Willem Alexander. Presidentja Jahjaga ishte e shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, zonja Vjosa Dobruna.

Presidentja Jahjaga e falënderoi mbretin Alexander për ndihmën që Holanda i ka dhënë Kosovës në të gjithë periudhat e posaçërisht në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe theksoi se Kosova është një rrëfim suksesi i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës si dhe i bashkësisë ndërkombëtare.Ajo tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh në 15 vitet e fundit duke u shndërruar në një shtet gjithëpërfshirës dhe një promotor paqeje dhe stabiliteti në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është një shtet që promovon fqinjësinë e mirë dhe e ka dëshmuar edhe përmes angazhimit të saj konstruktiv në dialogun me Republikën e Serbisë, të zhvilluar në Bruksel me lehtësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së, që ka rezultuar me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ajo tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen në plotëni  dhe theksoi se BE-ja duhet të angazhohet për monitorimin e zbatimit të tyre si një parakusht edhe për perspektivën evropiane të Serbisë.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka shënuar përparime edhe në rrugën e saj evropiane përmes vendosjes së marrëdhënies së re kontraktuale me fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit. Ajo e falënderoi Mbretin e Holandës për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në fillimin e këtyre negociatave dhe theksoi përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për përmbylljen me sukses të tyre.Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet e Kosovës me Holandën janë shumë të mira dhe ato mund të zgjerohen edhe në fusha të tjera në veçanti në zhvillimin ekonomik dhe të promovimit të investimeve holandeze në Kosovë.Mbreti i Holandës Willem Alexander duke i uruar Presidentes mirëseardhje vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përparimin e saj në proceset demokratike si dhe të integrimeve evropiane. Në bisedë me Presidenten Jahjaga, Mbreti i Holandës u interesua për çështje të ndryshme në ndërlidhje me Kosovën, përfshirë edhe dialogun me Serbinë dhe me procesin e integrimeve evropiane. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.