presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u prit në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga u prit sot në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës, nga kryetarja e Senatit zonja Ankie Broekers – Knol dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Anouchka van Miltenburg.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Broekers-Knol e zonja van Miltenburg biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, procesin e shtet ndërtimit si dhe për procesin e integrimeve euro-atlantike për Kosovën.Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës dhe ndihmën që ky shtet i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon t’i jap në të gjitha fushat. Presidentja Jahjaga tha se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Senatit e Dhomës së Përfaqësuesve në Holandë duhet të thellohet sepse kjo do të ndihmonte në forcimin demokratik të parlamentarizmit në Kosovë.Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e saj evropiane dhe theksoi rëndësinë që Holanda të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë sepse do të ndihmonte edhe stabilitetin dhe paqen për gjithë rajonin e Evropës Juglindore.Ajo tha se perspektiva evropiane për gjithë rajonin duhet të mbetet e hapur por theksoi se në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të gjithë marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut duhet të zbatohen dhe të mbikëqyren nga BE-ja, përfshirë edhe Holandën që do të ishte edhe një lloj vlerësimi për perspektivën e integrimit të Serbisë në BE.Presidentja Jahjaga foli edhe për zhvillimet e fundit me theks të posaçëm për zgjedhjet komunale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, dhe vlerësoi se ato ishin të lira e demokratike. Ajo tha se integrimi i komunitetit serb, që jeton në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, është mundësuar me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe kjo do të ndihmojë edhe proceset demokratike për vendin.Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Serbisë duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel duke ndaluar ndihmën për strukturat paralele dhe ilegale në veriun e vendit dhe të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Kosovës.Kryetarja e Senatit, zonja Ankie Broekers – Knol dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Anouchka van Miltenburg e përgëzuan Presidenten Jahjaga për arritjet që Kosova ka bërë në vitet e fundit si dhe për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë. Ato shfaqen interesimin për një varg çështjesh në Kosovë dhe posaçërisht për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.