Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka.
Presidentja Jahjaga dhe zonja Daka biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune. Zonja Daka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjen sa më të mirë të KQZ-së për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt.Presidentja Jahjaga tha se ka filluar konsultat me subjektet dhe partitë politike për përcaktimin e një date për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt duke iu përmbajtur të gjitha afateve ligjore.