Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Aleancës Kosova e Re, zotëri Behgjet Pacolli.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Pacolli biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune. Presidentja Jahjaga theksoi se po zhvillon konsulta me udhëheqës të partive dhe subjekteve politike për të gjetur një datë të përshtatshme për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, në kuadër të afateve të përcaktuara ligjore.