Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Partisë Liberale Serbe, zotëri Sllobodan Petroviq.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Petroviq biseduan për zgjedhjet për kryetar të komunës së Ferizajt, dhe për afatet e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve në këtë komunë, pas dorëheqjes së kryetarit të saj. Presidentja Jahjaga tha se po vazhdon konsultimet me të gjitha subjektet dhe partitë politike për të përcaktuar një datë për zgjedhjet për kryetar në Ferizaj duke respektuar afatet ligjore.