DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi QKUK-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, zoti Izet Sadiku fillimisht u takua me drejtorin e QKUK-së zotin Curr Gjocaj dhe me drejtoreshën e Gjinekologjisë, zonjën Myrvete Paçarada ku u njoftuan për punën këtij reparti. Presidentja Jahjaga vizitoi nenën që lindi fëmijën e parë ne  vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe nënës.
 
Në një deklaratë për media, Presidentja Jahjaga tha:

Jemi këtu në Qendrën Klinike Universitare, në klinikën e Gjinekologjisë. Kam ardhur këtu që ta përcjellim traditën tonë të përvjetshme që të vizitojmë fëmijën e parë të lindur. Unë së pari pata një takim me zëvendësministrin, me drejtorin e QKUK-së dhe me drejtoreshën Paçarada. U njoftova për së afërmi me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjekësor dhe shfrytëzova rastin që në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i falënderoj për një punë të jashtëzakonshme dhe profesionale që kanë treguar, jo vetëm gjatë natës së mbrëmshme të ndërrimit të motmoteve, por gjatë tërë vitit që e lamë pas. Poashtu vizitova edhe nënën Jetmirën e cila kishte kaluar një lindje të mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e urova për lindjën e fëmijës. Poashtu bebes së vogël i dëshirova jetë të gjatë, fat, shëndet dhe gëzime në jetën e tij së bashku me gjithë familjen e tij. Poashtu shfrytëzoj edhe njëherë rastin që t’i uroj te gjithë qytetarët e Kosovës për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.