DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve dhe organizatën Down Syndrome Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Presidentja Jahjaga gjatë kësaj vizite u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri, ndërsa punonjësve ju shprehu mirënjohje për angazhimin e  tyre të palodhshëm dhe për kujdesin që po tregojnë për fëmijët që janë nën përkujdesje të këtij institucioni. Presidentja Jahjaga sot vizitoi edhe organizatën Down Syndrome Kosova,  ku u takua me drejtuesit dhe me fëmijët e grupmoshave të ndryshme të  prekur nga kjo sindromë. Presidentja shprehu mirënjohje për punën e drejtuesve të kësaj organizate duke ju ofruar mbështetjen e plotë institucionale për angazhimin e tyre në realizimin e plotë të të drejtave të fëmijëve të prekur nga Down Syndromi.  Me rastin e festes së Vitit të Ri, Presidentja Jahjaga fëmijëve me Sindromin Down ju shpërndau dhurata.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.