presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

Presidentja Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ia uroi Krishtlindjet Ortodokse shkëlqesisë së tij Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë festën e Krishtlindjeve sipas kalendarit julian.

Në urim thuhet: I nderuar Peshkop Teodosije, Me rastin e Krishtlindjeve, festës më solemne të krishterimit, Juve dhe të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse në Kosovë ju përcjell urimet më të përzemërta. Uroj që këtë festë më të gëzuar kristiane, ta festojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt të ndërsjellë. Që familjet tona të jenë të bekuara me fëmijë dhe që me shumë dashuri e harmoni ta ndërtojmë Kosovën tonë të përbashkët. Nata e krishtlindjeve dhe Krishtlindja le të na sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe le të na kujtojë lindjen e Jezu Krishtit. Festat e krishtlindjeve e kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe faljes dhe na kujtojnë të gjithëve që në vete mbajmë dashuri, lumturi, mirëkuptim dhe tolerancë. Krishtlindjet si dhe viti i cili është para nesh, le të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri deri te përmbushja me sukses e qëllimeve tona të përcaktuara. Që në frymën e respektit dhe të tolerancës së ndërsjellë t’iu ndihmojmë të gjithë atyre të cilëve u nevojitet ndihma. Që së bashku të punojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane.I nderuari Peshkopi Teodosije, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj edhe një herë, që këto ditë feste t’i kaloni në paqe, gëzim, mirëqenie shpirtërore dhe lumturi familjare.Atifete Jahjaga Presidentja e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.