presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga shtroi iftar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja AtifeteJahjaga shtroi iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe ambasador të akredituar në Kosovë.
 
Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava falënderoi presidenten Jahjaga për iftarin e shtruar dhe foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit.
 
Ndërsa, në një fjalë të mbajtur me këtë rast, presidentja Jahjaga tha :
 
I nderuar Myfti Tërnava,
 
Të nderuar Imamë,
 
Të nderuar të pranishëm,
 
Ju kam ftuar në këtë iftar në shenjë respekti dhe nderimi, në shenjë përkujdesjeje institucionale për besimin, duke respektuar normat dhe traditën e besimit islam tek ne.
 
Kam dëshirë që ky iftar, i shtruar simbolikisht, të bëhet tradicional – si vullnet se ne të gjithë po e ndërtojmë së bashku shtetin tonë, shoqërinë të bazuar në barazi dhe se respektojmë institucionet e zgjedhura të shtetit tonë.

Ju falënderoj për ardhjen tuaj, ju dëshiroj që muajin e Ramazanit ta kalojmë të gjithë para së gjithash në paqe me vetveten, në harmoni dhe mirëkuptim për të tjerët, në ndihmë dhe përkujdesje për të gjithë ata që  kanë nevojë.
 
Në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët.
 
Këtë muaj të madhërishëm ta kalojmë në familjet tona, me farefisin dhe miqtë, me fqinjët, duke e përdorur më së miri veçorinë që njeriut ia ka dhënë Perëndia që të bëjë vepra të mira.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.