DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me të cilin ka biseduar rreth aktiviteteve dhe angazhimeve që Ipeshkëvia po zhvillon.

Presidentja Jahjaga është njoftuar nga Imzot Dodë Gjergji me çështjet që kanë të bëjnë me Ipeshkëvinë dhe komunikimet e saj me autoritetet lokale në komunën e Prishtinës rreth mbarëvajtjes së punës në ndërtimin e Katedrales së Prishtinës, dhe për kontestin që e ka për çështjen e shtrirjes së pronës kadastrale të Katedrales.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.