presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti sot përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, që udhëhiqej nga Kujtim Paçaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të partisë politike rome dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në Ditën Memoriale të Romëve në Kosovë.

Takimi i delegacionit të komunitetit rom me Presidenten u bë edhe në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.Presidentja Jahjaga i uroi përfaqësuesit e komunitetit rom për Ditën Memoriale të Romëve duke theksuar vlerën e shoqërisë së Kosovës në respektim të diversitetit etnik, kulturor e fetar. Ajo tha se është me shumë rëndësi integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin rom, në shoqërinë dhe institucionet e vendit, por theksoi se përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ofrimi i perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim, është përparësi e punës së institucioneve të vendit.Ajo ftoi komunitetin rom që të jetë më aktiv dhe të shpreh kërkesat dhe nevojat e tij përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete, që udhëhiqet nga Presidentja.Përfaqësuesit e komunitetit rom e falënderuan presidenten Jahjaga për urimet për Ditën e Romëve dhe për pritjen në këtë ditë të shënuar për ta dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së institucioneve të vendit për komunitetin rom. Ata theksuan nevojën që ky komunitet ka në fushën e arsimit dhe edukimit dhe në gjithashtu edhe në ofrimin e kushteve për punësim.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.