presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Parlamentit Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Parlamentit Evropian, i përbërë nga Libor Roucek, Knut Fleckenstein dhe Tonini Picula, anëtarë të grupit të Social Demokratëve.

Presidentja Jahjaga i njoftoi europarlamentarët me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, duke u përqendruar në angazhimet konkrete të institucioneve për të përmbushur të gjitha reformat e nevojshme, me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.
 
Ajo tha se reformat po bëhen për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën e  qytetarëve të Kosovës, që do të përshpejtonte edhe integrimin e Kosovës në BE.
 
Presidentja Jahjaga theksoi se Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të cilin e udhëheq, ka arritur të përmbushë funksionin e tij në përcaktimin e orientimit strategjik, duke harmonizuar qëndrimet e institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian.
 
Kryesuesi i delegacionit nga Parlamentit Evropian z. Libor Roucek, tha se grupi i socialdemokratëve angazhohet për zgjerimin e BE-së, pasi që beson  se nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në  Evropë pa anëtarësimin e të gjitha vendeve evropiane. Ai e përgëzoi presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset e arritura deri më tash në procesin e integrimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.