Jemi mbledhur këtu që në pikëllim ta kujtojmë një anëtar të devotshëm të misionit të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, një kolegë të dashur dhe për shumicën e juaj, një mik të ngushtë. Si Presidente e Kosovës, jam këtu që të paraqes nderimin ndaj përkushtimit të Audriusit dhe të shpreh mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për dedikimin e EULEX-it, që ta arrijë sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës. Ne të gjithë jemi pikëlluar shumë nga humbja fatkeqe e një jete dhe dëshiroj tu bëj me dije se në këtë moment tragjik ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar.
I nderuar kryetar i Kuvendit, Krasniqi,I nderuar zëvendëskryeministër Kuçi,I nderuar zëvendëskryeministër Petroviq,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës,I nderuar z. Borchardt,Të nderuar pjesëtarë të EULEX-it,Kolegë dhe miq të Audriusit,E dashur familje e Audriusit,Jemi mbledhur këtu që në pikëllim ta kujtojmë një anëtar të devotshëm të misionit të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, një kolegë të dashur dhe për shumicën e juaj, një mik të ngushtë. Si Presidente e Kosovës, jam këtu që të paraqes nderimin ndaj përkushtimit të Audriusit dhe të shpreh mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për dedikimin e EULEX-it, që ta arrijë sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës. Ne të gjithë jemi pikëlluar shumë nga humbja fatkeqe e një jete dhe dëshiroj tu bëj me dije se në këtë moment tragjik ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar.E kam dënuar ashpër sulmin mbi EULEX-in javën e kaluar që shkaktoi këtë vdekje të parakohshme dhe jam siguruar nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe partnerët tanë se nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa t’i gjejmë kryesit e këtij sulmi qyqar. Ky sulm është sulm mbi vlerat tona të përbashkëta nga forcat shkatërruese që duan ta ngufasin përparimin e Kosovës, që duan t’i përmbysin arritjet tona të shumta dhe që kanë për qëllim të mbjellin mosbesimin dhe frikën në zemrat e qytetarëve të Kosovës që po përpiqen dhe po bëjnë sakrifica të mëdha për ta transformuar shtetin tonë në një vend më të mirë.Është tragjik fakti se, për ta përjetësuar këtë vizion, ne duhet ta qajmë me lot një vdekje. Sidoqoftë, Audriusi besonte se ne mund ta ndërmarrim këtë hap shumë të madh përpara, dhe sakrifica e tij në mënyrë që Kosova të bëhet një shtet i mundësive të mëdha nuk do të harrohet kurrë.E nderuara familje e Audriusit,Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të përzemërta për këtë humbje të tmerrshme. Ne jemi me ju në këtë kohë të pikëllimit dhe ndajmë me ju dhimbjen tuaj. Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të mbushim boshllëkun që djali juaj ka lënë, por ju lutem të mbeteni të sigurt se ai do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Të nderuar pjesëtarë të EULEX-it,Derisa po i japim lamtumirën e fundit kolegut tuaj të dashur, dua t’ju siguroj se ne i jemi falënderues punës së juaj të palodhshme dhe partneritetit në mes nesh. Dhe dua t’ju inkurajoj, të gjithë ju, si individë dhe si mision, si miq të këtij shteti, që të rizotoheni ndaj përcaktimit dhe ndihmës suaj drejtë asaj që do ta ndihmojë Kosovën të arrijë sundimin e ligjit dhe të parandalojë tragjedi si kjo të përsëriten.Kjo është rruga më e mirë drejtë nderimit të shëmbëlltyrës së Audriusit.