presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Baronesha Catherine Ashton i dërgoi letër Presidentes Jahjaga

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, i ka dërguar letër Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga për ta njoftuar zyrtarisht për dërgimin e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve komunale që mbahen me 3 nëntor në Republikën e Kosovës.

Në letër thuhet:

E nderuara Zonja Presidente,

Ju falënderoj për ftesën tuaj për të monitoruar zgjedhjet komunale që do të mbahen me 3 nëntor 2013. Siç e dini, misioni përgatitor i BE-së, i cili e ka vizituar Kosovën në muajin gusht, ka konfirmuar se Misioni Monitorues i Zgjedhjeve i BE-së do të jetë i mirëseardhur si kontribut i rëndësishëm për të përforcuar besimin në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet komunale të 3 nëntorit paraqesin një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe unë nga afër po i përcjell përgatitjet për to në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me 8 shtator, e kemi shqyrtuar progresin me Kryeministrin Thaçi dhe Kryeministrin Daçiq për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë me pjesëmarrje sa më gjithëpërfshirëse.

Pas konsultimeve me shtetet anëtare dhe Parlamentin Evropian, më vjen mirë t’ju njoftoj se Misioni Monitorues i Zgjedhjeve i BE-së do të dërgohet. Jam e bindur se misioni do të kontribuojë në përmirësimin e transparencës së procesit dhe i kam udhëzuar zyrtarët tonë të kontaktojnë më autoritetet përkatëse për t’i diskutuar të gjitha aspektet teknike para dërgimit të Misionit Monitorues të Zgjedhjeve.

Sinqerisht,

Catherine Ashton

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.